Rezultatet paraprake të zgjedhjeve po i shkaktojnë Partisë Demokratike jo vetëm humbje të thella në disa qarqe, por edhe rrezikimin e mandateve nga lista e mbyllur.
Sipas të dhënave të KQZ-së, në qarkun e Elbasanit, PD deri tani ka siguruar vetëm 4 mandate, duke lënë jashtë listës deputetin e pestë, Aurel Bylykbashi. E njëjta situatë paraqitet edhe në Fier, ku demokratët nuk arrijnë të marrin mandatin e pestë, i cili i përket Eduard Sharkës. Nëse trendi aktual i votave vazhdon, të dy këta kandidatë mund të mbeten jashtë Kuvendit.


