Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    PD nisi procedurën për shkarkimin e tij, reagon Presidenti: Pretendime të rreme! Parlamenti të hetojë me transparencë

    October 15, 2025

    Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas nismës së Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin e tij nga detyra.

    Në deklaratën e Presidencës thuhet se Kreu i Shtetit nuk komenton nisma politike, duke theksuar se mandatin presidencial e ushtron “pa u ndikuar nga sulmet për interesa politike apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik”.

    Begaj thekson se respekton institucionet kushtetuese, përfshirë edhe Parlamentin, të cilin e cilëson “të lirë dhe sovran për të ushtruar procedurën e shkarkimit sa herë e gjykon të përligjur”.

    Ai shton se është i gatshëm t’i përgjigjet Kuvendit me seriozitet, ndërsa i bën thirrje deputetëve që të hetojnë me profesionalizëm dhe transparencë pretendimet e ngritura nga PD, të cilat i quan “të pabazuara në fakte”.

    Reagimi i Presidentit Bajram Begaj
    Publiku është njohur sot me një nismë të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjerës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik.

    Presidenti i Republikës respekton të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, edhe kur ato marrin pozicione të kundërta me pozicionet që mban Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së tij kushtetuese. Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës nga detyra është instrument kushtetues i Parlamentit. Parlamenti është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur.

    Presidenti i Republikës ndjehet i obliguar t’i përgjigjet parlamentit me gjithë seriozitetin dhe ndershmërinë që imponon kjo procedurë. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka promovuar sot nismën e tij duke publikuar pretendime rreth fakteve që nuk janë të vërteta. Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe interesit të publikut.

    begaj PD Presidenti shkarkimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.