Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dashuri pas hekurave! I dënuari me burg të përjetshëm martohet dhe bëhet baba në qeli

    Stine “shpërthen” për festivalet: Promovohen miqtë, jo artistët. Nuk e di nëse do marr më pjesë!

    Tragjedi për sportin botëror: Olimpisti norvegjez humb jetën pasi e godet… rrufeja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    PD dorëzon propozimin për ‘Diasporën’! Bylykbashi: Refuzojmë me forcë kufizimet që PS po u vë…

    July 13, 2024
    PD bënë propozim për ‘Diasporën’! Bylykbashi: Refuzojmë me forcë kufizimet që PS po u vë...

    Propozimi i Partisë Demokratike për të siguruar të drejtën e votës për diasporën është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes së komunitetit shqiptar të jashtëm në proceset demokratike të vendit. Kështu u shpreh Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi. Ai ka qartësuar se grupi i madh i shqiptarëve që jetojnë në vende të tjera – rreth 1.8 milionë persona duhet të votojnë.

    “Kushdo janë emigrant, është student, është ushtarak, janë me punë për një afat të gjatë dhe ndodhet jashtë Shqipërisë të ketë të drejtën për tu regjistruar dhe për të votuar”, deklaroi Bylykbashi.

    Bylykbashi shpjegon se është kundër draftit të propozuar nga socialistët për votën e diasporës, sepse sipas tij, kjo dispozitë kërkon që votuesit potencialë të kenë një adresë të ligjshme, e cila mund të privojë shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nga të drejtat e tyre zgjedhore.

    Ky kusht, sipas tij, i detyron shqiptarët e jashtëm që të kenë një adresë të rregullt për të mundur të votojnë, duke e bërë kështu procesin më të vështirë për ata që nuk kanë një adresë të rregullt për shkak të situatave të ndryshme, si p.sh. emigracioni ose statusi i tyre juridik në vendin ku jetojnë.

    Gjithashtu ai shprehet se:

    “Ne kundërshtojmë në mënyrë absolute kufizimin që i vë PS me propozimin e saj emigrantëve, duke u thënë ju mund të votoni vetëm nëse ju jeni të regjistruar në mënyrë të ligjshme në shtetin ku jetoni. Këta janë shqiptarë, shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme po të drejtën e votës në Shqipëri e kanë gjithmonë të ligjshme me kushtetutë”.

    Tashmë që socialistët kanë mbyllur çdo shteg negociatë për realizimin e një reforme të plotë zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaron se qysh në krye të herës qëllimi i kryeministrit Edi Rama ka qenë i qartë.

    ‘Objektivi ishte mbajtja e status quos. Atë që ai e ka rrëmbyer, do ta mbajë në atë formë sepse është e vetmja mënyrë që të marrë pushtetin jo domosdoshmërisht me votë por; nëpërmjet shitblerjes së votës, presionit mbi zgjedhësit për të mos dalë për të votuar, presionit për të dalë për të votuar siç do qeveria, përdorimit të çdo lloj instrumenti shtetëror për të ushtruar trysni, cenimin e sekretit të  votës; dhe të gjitha ato shkelje që I gjeni tek rekomandimet e para të ODIHR.’

    Mbledhja e fundit e parlamentit para se deputetët të nisin pushimet është në 25 korrik dhe mbetet për p’u parë nëse socialistët e demokratët do të gjejnë konsensus për votën e diasporës apo vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit do të veshtoje njësoj si reforma elektorale.

    drafti Oerd Bylykbashi PD
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dashuri pas hekurave! I dënuari me burg të përjetshëm martohet dhe bëhet baba në qeli

    July 16, 2025

    Stine “shpërthen” për festivalet: Promovohen miqtë, jo artistët. Nuk e di nëse do marr më pjesë!

    July 16, 2025

    Tragjedi për sportin botëror: Olimpisti norvegjez humb jetën pasi e godet… rrufeja

    July 16, 2025

    Rinovim i zemrës dhe historisë: Lamine Yamal firmos me Barcelonën deri në 2031, dorë për dore me gjyshen

    July 16, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi July 15, 2025

    Salmon i përpunuar e paketuar në Serbi rezulton me Listeria, tërhiqet nga marketet DeSpar

    Rrjeti i supermarketeve Despar ka tërhequr të gjitha seritë dhe datat e skadimit të salmonit…

    Qendra ALERT ngre alarmin: Fileto, kofshë dhe krah pule në një Big Market në Tiranë, pa asnjë etiketë

    Skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorët e skemës: Si i shitën në mënyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njëra-tjetrës

    Kredi të shtrenjta, fitime të mëdha: Institucionet jobanka përfitojnë 58 milionë euro në 2024

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 Korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mos e lejo shpirtin tënd sipërmarrës të humbasë vrullin, horoskopi për sot, 15 korrik 2025

    “Koha ideale për fillime të reja”/ Horoskopi javor, njihuni me 3 shenjat më me fat të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.