Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bonus qiraje për “zjarrin”/ Miratohen sot në Këshillin Bashkiak pagesat prej 40 mijë lekësh për familjet e dëmtuara

    Interi pret në finalen e Kupës, ish-trajneri i Shqipërisë analizon ndeshjen Atalanta-Lacio

    Vajza e Rihannës në kopertinën e revistës W, debutim i rrallë me nënën në një set mode luksi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Nga Arbana Osmani, Luana Vjollca e Kiara Tito, çfarë do të sjellë sezoni i ri televiz për to

    August 18, 2024

    TIRANË– Fundi i Gushtit sjell edhe mbylljen e sezonit të pushimeve, ndërsa sezoni i ri televiziv do të sjellë në shtator rikthimin e disa emisioneve dhe moderatoreve më të njohura.

    Kujtojmë se Arbana Osmani, Luana Vjollca Kiara Tito Fjoralba Ponari janë ndër emrat që kanë pasur vazhdimisht emisione të rëndësishme në ekranet e televizioneve në vendin tonë, por gjithashtu prej disa muajsh tashmë nuk i kemi parë në ekran.

    Janë katër emra që kanë shumë interes për publikun pasi ka shumë kuriozitet se ku do t’i shohim këtë shtator. Ky sezon e solli solli shumë ndryshime për Fjoralba Ponarin e cila për herë të parë provoi që të moderonte e vetme një format të ri televiziv, si ishte “Ferma VIP”.

    Pas një karriere të gjatë në Top Channel ajo zgjodhi Vizion Plus për një projekt të ri. Megjithatë është njoftuar se Fjoralba nuk do të jetë moderatorja e “Ferma VIP2”. Ajo vet akoma nuk ka treguar për projektet e sezonit të ardhshëm.

    E duan të vegjël e të mëdhenjë, Arbana Osmani tashmë është një emër që identifikohet me Top Channel. Megjithatë pas një pause të gjatë nga ekrani, teksa është marrë me bizneset e saj, moderatorja nuk ka njoftuar ende se ku do të jetë këtë sezon të ri televiziv. E ftuar në “RTV Dukagjini” u shpreh se nuk ka asgjë konkrete.

    “Nuk ka absolutisht asgjë konkrete. Në momentin e parë që do ketë një lajm konkret që dua ta ndaj me shikuesit, me kënaqësi do ta ndaj unë e para.”- tha ajo

    Pyetjes nëse do e shohim në sezonin e ri televiziv, shtator-tetor, me ndonjë projekt të ri televiziv, ajo iu përgjigj me “Patjetër.

    “Mund të jetë ‘Big Brother’, mund të mos jetë ‘Big Brother’. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan”.– është shprehur kështu Arbana.

    Nga ana tjetër, Kiara Tito, një emër shumë i dashur për publikun që pas lidhjes së saj me Luiz Ejllin, moderatorja ka konfirmuar rikthimin e saj në ekran në sezonin e ri televiziv, këtë shtator. Me disa përgjigje në InstaStory ku ju është përgjigjur ndjekësve të saj, Kiara tha se do të rikthehet në ekran në shtator. Rikthimi i moderatores në ekran vjen pas shtatzënisë dhe ardhjes në jetë të vajzës, Luna Mari. Programi i fundit që Kiara realizoi ndërkohë që ishte në pritjen e ëmbël, ishte “Fan Club – DWTS” në 2023.

     

    Sa i përket Luana Vjollcës, ka qenë një periudhe pushimi të paktën për punën në ekran, pasi prej emisioni të fundit që ajo ka prezantuar “Love Island”, nuk e kemi parë të vijë në një format televiziv.

    Mesa duket nuk është një periudhë e mirë për të, pas ndarjes nga i dashuri i saj, Krenar Çoçaj. Këtë vit duket që do të mungojë “Love Island”, duke bërë që moderatorja mos të rikthehet në TV “Klan”. Ndërkohë mësohet se në të njëjtën kohë, Luana është në bisedime për të ndryshuar ekran. Thuhet se do të ketë n jë rikthim të saj në “Top Media”.

    Arbana Osmani kiara tito Luana Vjollca
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bonus qiraje për “zjarrin”/ Miratohen sot në Këshillin Bashkiak pagesat prej 40 mijë lekësh për familjet e dëmtuara

    April 22, 2026

    Interi pret në finalen e Kupës, ish-trajneri i Shqipërisë analizon ndeshjen Atalanta-Lacio

    April 22, 2026

    Vajza e Rihannës në kopertinën e revistës W, debutim i rrallë me nënën në një set mode luksi

    April 22, 2026

    E rëndë në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.