Një 26 vjeçar do hetohet i lirë nga Prokuroria e Lezhës, pasi Policia Rrugore e këtij qyteti e ka konstatuar në rrugë duke drejtuar makinën pa patentë.
Frikë për shëndetin e Princit William, vdekja që ka trazuar ujërat në Buckingham Palace
Patenta këtij të fundit kishte dalë jashtë funksionit, pasi ishte pezulluar sepse për shkak të shkeljeve të shumta kishte humbur dhe të gjitha pikët.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. A, 26 vjeç pasi është kapur duke drejtuar një automjet pa targa dhe pa leje drejtimi në aksin e vjetër Lezhë-Milot. Leja e tij e drejtimit ishte pezulluar për shkak të zbritjes së të gjitha pikëve për shkeljet e kryera më parë”, tha Policia në njoftimin e saj.
Ngjarja e rëndë që i mori jetën 1 personi e la 3 të plagosur, reagon me shqetësim Presidenti


