Venezuela u trondit sërish mëngjesin e së hënës nga një pasgoditje e tërmetit, duke rikthyer frikën te banorët që ende po përpiqen të rimarrin veten pas tërmetit të dyfishtë që goditi vendin të mërkurën e kaluar.
Pasgoditja u regjistrua vetëm pak kilometra larg qytetit të La Guaira. Megjithëse nuk u raportuan dëme të reja materiale, paniku ishte i dukshëm në mesin e popullsisë.
Sipas mediave lokale, shumë banorë vazhdojnë të qëndrojnë në strehimore të përkohshme, të pasigurt për të ardhmen dhe duke pritur informacion mbi mundësinë e rikthimit në banesat e tyre.
Ndërkohë, tensioni po rritet, pasi mijëra qytetarë presin rikthimin e shërbimeve bazë, përfshirë energjinë elektrike, furnizimin me ujë, internetin dhe gazin.


