Karabinierët e Anagni-t kanë arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, i kapur me 14 doza kokaine gjatë një kontrolli rutinë në “Via Casilina”. Automjeti ku ndodheshin dy shqiptarë tentoi t’i shmangej patrullës duke bërë një kthesë të menjëhershme, por u bllokua pak minuta më vonë në zonën Osteria della Fontana.
Gjatë kontrollit, 23-vjeçari, pasagjer në makinë, është përpjekur të hedhë një pako të fshehur në xhaketë, por karabinierët i gjetën 7 gramë kokainë të ndarë në 14 doza dhe 440 euro në para CASH. Ai u arrestua menjëherë, ndërsa shoferi 38-vjeçar, gjithashtu shqiptar, arriti të arratisej dhe po kërkohet nga autoritetet.
Gjykata e Frosinones e vlerësoi arrestimin si të ligjshëm dhe urdhëroi dëbimin e menjëhershëm të të riut drejt Shqipërisë. Ai u transferua fillimisht në Zyrën e Imigracionit dhe më pas në qendrën e pritjes në Potenza, ku pritet procedura e largimit nga territori italian.


