Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Pas takimit në Kremlin takohen ministrat e Jashtëm të NATO-s

    December 3, 2025

    BRUKSEL– Pak dihet për takimin midis Presidentit Putin dhe të Dërguarit Special të SHBA-së, Steve Witkoff. Por pas takimit në Kremlin, sot takohen ministrat e Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

    Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të kenë vetëm një temë diskutimi sot: bisedimet e zhvilluara gjatë natës midis amerikanëve dhe rusëve në Moskë për dhënien fund të luftës në Ukrainë. Si duhen vlerësuar rezultatet, cilat janë pasojat dhe a janë përmirësuar shanset për t’i dhënë fund luftës?

    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nuk do të jetë në Bruksel. Si arsye u përmendën angazhimet e shumta. Për mungesën e Rubios, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu mirëkuptim. “Jam në kontakt të vazhdueshëm me të; ai po punon shumë fort dhe ka shumë konflikte mbi tryezë, jo vetëm atë në Ukrainë”, tha holandezi Rutte. “E kuptoj plotësisht mungesën e tij dhe nuk do të interpretoja shumë këtu.”

    Zelenski: Shans për të përfunduar luftën

    Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të analizojnë sot ato pak informacione që dolën nga Kremlini gjatë natës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte, e kishte përshkruar rezultatin si “të pasigurt”përpara se të fillonin bisedimet.  Tani ai mund të marrë frymë lirisht; nuk pati ndonjë incident të madh në Moskë dhe bisedimet përshkruhen si produktive. Edhe pse me sa duket kishte ende shumë pika mosmarrëveshjeje. “Nuk ka pasur kurrë një shans të tillë për t’i dhënë fund luftës”, deklaroi më pas Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski.

    Ministrat e Jashtëm të NATO-s  do duhet të diskutojnë mbi garancitë e sigurisë, mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën dhe një anëtarësim të munshëm që duket se është shumë i largët, edhe pse brenda vendeve të NATO-s nuk ka unanimitet lidhur me këtë çështje.

    Por edhe nëse një shkëndijë e parë shprese është shfaqur tani, lufta vazhdon në Ukrainë vazhdon. Shumë shtete të NATO-s ende ndihen të kërcënuara nga provokimet ruse. Dronët vazhdojnë të shfaqen mbi aeroporte, mbi Detin Baltik dhe pranë bazave të NATO-s.

    Vendet e NATO-s do të vazhdojnë programin e tyre të riarmatimit. Pesë përqind e prodhimit të tyre ekonomik do të investohet në mbrojtje vitet e ardhshme. Përpara bisedimeve të tij me delegacionin amerikan, presidenti rus kishte kërcënuar, se nëse Evropa do të donte të hyjë në luftë me të, ai do të ishte gati.

    Kremlin nato SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.