Ish-reperi, Feronit Shabani i njohur si “Fero”, sipas një akt-vendimi të gjykatës për një urdhër-mbrojtje emergjente, ka fituar për 12 muaj kujdestarinë e vajzës së tij.
Kjo u konfirmua dhe nga vetë “Fero”, gjatë një interviste të realizuar në Nacionale, derisa vendimin e ka ta bashkangjitur dhe me një document.
“Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësi dhe korrektësi. Po! Mua më është besuar vajza, për një vit”, deklaroi ish-reperi.
Sipas këtij vendimi, vajza do të qëndrojë gjatë javës me të, derisa gjatë fundjavës, mund të qëndrojë me nënën e saj, Arbenita Ismajlin.
Pas kësaj Fero ka publikuar video teksa shihet i lumtur vajzës së tij Ninës.



