Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Pas mbi 20 vitesh në SHBA, deportohet berberi shqiptar. Mesazhi i xhaxhait: U bë viktimë e kriminelëve, viza ishte false

    July 20, 2026
    Pas mbi 20 vitesh në SHBA, deportohet berberi shqiptar. Mesazhi i xhaxhait: U bë viktimë e kriminelëve, viza ishte false

    Për gati dy dekada, Besnik “Nik” Shembitrasi ndërtoi jetën e tij në Shtetet e Bashkuara. Ai punoi si berber në zonën e Çikagos, u martua me një shtetase amerikane, krijoi familje dhe rriti një vajzë.

    Por në maj të vitit 2026, ai u arrestua nga Zyra Amerikane e Imigracionit dhe Doganave (ICE) pranë banesës së tij në Illinois dhe më pas u deportua në Shqipëri, duke i dhënë fund jetës së tij 20-vjeçare në SHBA.

    Rasti i tij ka ngjallur reagime në komunitetin shqiptar dhe amerikan. Xhaxhai i tij, Frank Shemitraku, pronar i disa berberhaneve në Illinois, tha se Niku ishte mashtruar kur kërkoi të emigronte në SHBA.

    “Ata premtojnë: ‘Unë të marr vizë’. Kishte shumë djem të tillë. Por viza ishte false. Nuk ishte faji i tij. Ai pagoi paratë për të ardhur në SHBA”, u shpreh xhaxhai i tij.

    Sipas tij, shumë shqiptarë në vitet pas rënies së komunizmit ranë pre e personave që premtonin dokumente të rregullta emigrimi.

    “Ai punoi shumë dhe i pagoi paratë. Ai u bë viktimë e kriminelëve”, shtoi ai.

    Nga ana tjetër, ICE deklaroi se Shembitrasi kishte hyrë në SHBA në vitin 2005 me një pasaportë italiane të falsifikuar dhe se në vitin 2008 kishte marrë një urdhër përfundimtar dëbimi, të cilin nuk e kishte zbatuar. Agjencia e cilësoi atë si një “të huaj të paligjshëm kriminal”.

    Historia mori jehonë edhe më të madhe pasi shkrimtari amerikan Bill Ward publikoi një ese kushtuar berberit shqiptar, të cilit i kishte prerë flokët për shtatë vjet. Ai e përshkroi Nikun si një njeri punëtor dhe të përkushtuar ndaj familjes, duke pranuar se kishte shkelur ligjin e emigracionit, por duke theksuar se ekziston një dallim mes asaj që është e ligjshme dhe asaj që është e drejtë.

    “Ky nuk është, në asnjë mënyrë kuptimplotë, një ‘kriminel’. Ky është Niku Berberi. Shqiptar nga lindja, amerikan në shpirt.”

    Besnik "Nik" Shembitrasi deportohet berberi shqiptar. Pas mbi 20 vitesh në SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    July 20, 2026

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    July 20, 2026

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    July 20, 2026

    Trump: Netanyahu nuk do të arrestohet në asnjë rrethanë gjatë qëndrimit në SHBA

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.