Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    Lufta me Iranin-përballja midis Trump dhe Kongresit

    Përplasja me Friedrich Merz, SHBA po shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në Germani

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Pas marrëveshjes për ar*ëpushim reagimet ruse të rezervuara

    March 12, 2025

    30 ditë armëpushim në Ukrainë e sërish ndihma ushtarake amerikane: Reagimet pas ujdisë në Arabinë Saudite janë në unison, se tani duhet të veprojë Rusia. Por reagimet e para ruse duken të rezervuara.

    Krerë shtetesh dhe qeverish ndërkombëtare kanë reaguar pas ujdisë për armëpushim 30 ditor arritur në takimin mes SHBA-së dhe Ukrainës në Xhidah të Arabisë Saudite. Vihet re lehtësimi, por deklaratat janë të përmbajtura. Pasi Kiyvi ra dakord me propozimin e Uashingtonit për armëpushim, SHBA deklaroi se do të rifillonte gjithashtu ndihmën e pezulluar ushtarake për Ukrainën.

    “Ne mirëpresim rezultatet e bisedimeve”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.  Ajo e pa si një zhvillim pozitiv që administrata Trump dëshiron t’i ofrojë përsëri mbështetje ushtarake Ukrainës dhe të sigurojë informacionet e inteligjencës. Von der Leyen vlerësoi gjithashtu armëpushimin e planifikuar. Topi tani është në anën e Rusisë, sipas saj. Edhe presidenti i Këshillit të BE-së, Antónia Costa, vlerësoi përpjekjet për armëpushim, duke theksuar se tani duhet të reagojë Rusia.

    “Tani i takon Rusisë që t’i japë fund luftës së saj të agresionit”

    Ministrja e Jashtme gjermane,  Annalena Baerbock shkroi në X për një pikë kthese të mundshme. “Tani i takon Rusisë që t’i japë fund luftës së saj të agresionit”, shkroi Baerbock. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, postoi në X pas ujdisë për armëpushim nga Ukraina, se “duket sikur amerikanët dhe ukrainasit kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt paqes”. Evropa është e gatshme kur bëhet fjalë për arritjen e një “paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”. Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron përshëndeti përparimin në bisedime. “Topi është tani qartë në fushën e Rusisë,” shkroi Macron gjithashtu në X. Franca dhe partnerët e saj mbeten të përkushtuar ndaj një paqeje solide dhe të qëndrueshme të mbështetur nga garanci të forta sigurie për Ukrainën.

    Por Rusia duket se po e lë fillimisht të hapur përgjigjen e saj pas propozimit për një armëpushim të përkohshëm. Qeveria do të marrë vendimet e veta për konfliktin në Ukrainë, shpjegon zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Sakharova, pa dhënë detaje të tjera. “Përcaktimi i pozicionit të Federatës Ruse nuk zhvillohet jashtë vendit për shkak të disa ujdive ose përpjekjet e disa palëve. Përcaktimi i qëndrimit i Federatës Ruse zhvillohet brenda Federatës Ruse”, theksoi Zakharova. Nënkryetari i Këshillit të Federatës Ruse, Konstantin Kosachev, shkroi në Telegram: “Kushtet janë amerikane, jo ukrainase. Ukrainasit pajtohen me atë që u thuhet. Dhe në të njëjtën kohë ata përulen dhe bëjnë lajka”. Nuk do të funksionojë kështu me Rusinë, sepse Rusia është në marshim e sipër. “Të gjitha marrëveshjet duhet të jenë sipas kushteve tona, jo sipas kushteve amerikane”./DW

    Lufta Ukraine-Rusi Marreveshja per armepushim reagimet ruse të rezervuara Rusi Ukrainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    April 30, 2026

    Lufta me Iranin-përballja midis Trump dhe Kongresit

    April 30, 2026

    Përplasja me Friedrich Merz, SHBA po shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në Germani

    April 30, 2026

    Gara per kreun e ri të PD-së, sot skadon afati për dorëzimin e kandidaturave

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.