Plot 24 orë pasi gazetari i Wall Street Journal u lirua nga një burg rus si pjesë e marrëveshjes të shkëmbimit të të burgosurve SHBA-Rusi, kanë dalë pamjet e arrestimit të tij.
Kujtojmë se Evan Gershkovichu arrestua në mars të vitit të kaluar. Pamjet tregojnë agjentë të inteligjencës ruse, të veshur me rroba civile, duke sulmuar restorantin në Yekaterinburg ku gazetari po fliste në telefon, në një takim të vëzhguar fshehurazi nga autoritetet ruse.
Agjentët e FSB-së shihen duke i vënë Gershkovich prangat, përpara se ta vendosin me fytyrë poshtë në tokë dhe njëri prej tyre e ndalon duke I shtypur shpinën me gjurin e tij . Më pas gazetari nxirret nga restoranti, dhe dërgohet në automjetin e FSB-së.
Po ashtu u publikua një regjistrim audio që supozohet të jetë një bisedë mes Gershkovich dhe burimit të tij pak para ndërhyrjes së agjentëve.
Përpara se të lirohej në shkëmbimin më të madh të të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë, Evan Gershkovich iu kërkua, së bashku me të burgosurit e tjerë që të plotësonin një formular për Vladimir Putin duke i kërkuar me shkrim falje në mënyrë që Presidenti rus të nënshkruante dekretet për faljen e 13 të burgosurve të liruar.
Ndonëse ishte kusht i marrëveshjes së shkëmbimit, gazetari amerikan shtoi në formular një kërkesë të tijën: Një intervistë kokë më kokë me Putinin pas lirimit.
ФСБ после обмена Эвана Гершковича и Пола Уилана решила показать видео их задержания
По утверждению ведомства, Гершковича задержали «с поличным», когда он пытался получить от работника «Уралвагонзавода» секретную информациюhttps://t.co/NBY11rT02u
Видео: РЕН ТВ pic.twitter.com/teTCTPCF9R
— Медиазона (@mediazzzona) August 5, 2024

