Pas largimit të Eglit, Gjetsi është shfaqur i prekur nëpër shtëpinë e “BBVA4”.
Në një video e ecila po bën xhiron e rrjetit, Gjesti shfaqet i shtrirë në dhomën e gjumit, duke folur përgjumshëm dhe duke i drejtuar mesazhe emocionale Eglit, sikur ajo të ishte ende pjesë e shtëpisë.
Gjesti: Gjumin e mirë, Egli. Besom që kam me i kry do gjëra për ty. Mbaje mend këtë sen. Gjumin e ëmbël. Shpresoj që e ke gjetur familjen mirë e edhe ti vetë je mirë… Të lutem, dërgoma një video për ‘Prime’, duke qeshur, të shoh që je mirë… Kjo lojë është e fëlliqur dhe duhet t’ua dridh. Të premtoj që do jua dridh keq.
Ishte ky moment që tërhoqi vëmendjene e ndjekësave të cilët e interpretuan atë si një shenjë të lidhjes së fortë emocionale mes tyre, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Ky reagim erdhi papritur nga ana e tij pasi në momentin kur Egli u largua nga shtëpia Gjesti u shfaq i qetë madje ai po kërkonte që të gjente cigaret e saja që t’i konsumonte.


