Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    Kampionë të lirisë

    Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar në Malin e Zi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Pas Italisë, edhe Britania do sjellë në Shqipëri emigrantë? Detaje nga plani që po diskutohet

    September 16, 2024

    Megjithë përpjekjet e qeverisë britanike për të kontrolluar fluksin e emigrantëve, ka një rritje të vazhdueshme të numrit të individëve që tentojnë të kalojnë Kanalin.

    Kryeministri britanik Starmer po përpiqet të forcojë bashkëpunimin e sigurisë me vendet e tjera europiane për të luftuar krimin e organizuar që ndihmon në emigracionin ilegal.

    Një nga strategjitë e përfolura për të përmirësuar situatën ka qenë dërgimi i emigrantëve në Shqipëri, për të cilën Starmer është interesuar gjatë një takimi me homologen italiane, Giorgia Meloni.

    Gazetari Kujtim Vani, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë nga Londra në studion e News24 ka folur mbi situatën në Britaninë e Madhe për emigracionin ilegal dhe masat që pritet të ndërmerren nga kryeministri Kier Starmer.

    Ai theksoi se raportet sugjerojnë se Britania e Madhe është e interesuar të adoptojë një qasje të ngjashme me atë të Italisë, duke përdorur Shqipërinë si një vend të mundshëm për të ndihmuar në menaxhimin e flukseve të emigrantëve dhe për të parandaluar kalimet e paligjshme nëpërmjet kanalit.

    “Italia ka parë një rënie të emigracionit të parregullt gjatë vitit të kaluar përmes detit. Kryeministri britanik ka zhvilluar një takim me homologen Meloni, duke diskutuar mënyrat se si ka funksionuar kjo rënie. Nga kjo kanë lindur zërat për një interesim të Britanisë për përdorimin e Shqipërisë në të njëjtën mënyrë si Italia”, u shpreh Vani.

    Me marrëveshjen e nënshkruar në Shëngjin, migrantët që do të shpëtohen në Detin Mesdhe, do të strehohen në Shqipëri, ndërsa Italia do të financojë për ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thanë se kanë rënë dakord që të strehojnë përkohësisht në Shqipëri mijëra migrantë që kërkojnë azil në Itali.

    Në bazë të marrëveshjes, nëse Italia i refuzon kërkesat për azil, Shqipëria më pas do t’i dëbojë migrantët.

    Fëmijët dhe gratë shtatzëna do të përjashtohen nga marrëveshja.

    azil emigrantet shqiptare ne britani gomone kanali
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    June 18, 2026

    Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar në Malin e Zi

    June 18, 2026

    Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Iran

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.