Site icon Informohu siç duhet

Pas goditjeve nga uragani, banorët përfundojnë në “qiell të hapur”

Pas goditjeve nga uragani, banorët përfundojnë në “qiell të hapur”

U bënë dy javë nga ngjarja e Uraganit Helene i cili shkaktoi kërdi në një pjesë të Floridës, Milton duke lënë pas dëme të mëdha dhe viktima.

” Nuk është shumë, por ishte e jona. Ajo pak që kishim është zhdukur. Çatia e shtëpisë sime fluturoi pranë lumit Manatee”, tha banorja Natasha Ducre për BBC.

Teksa ajo largohej me bashkëshortin Terry të mërkurën mbrëma, duke braktisur shtëpinë ku ai u rrit për t’u shkatërruar nga uragani.

Natasha shprehet se vendimi për t’u larguar nga Florida iu shpëtoi atyre jetën.

Gjithashtu e evakuuara nga Tampa, Lillian Bicart, 80 vjeç, thotë se përmbytjet dëmtuan rëndë shtëpinë e saj.

“Më duhet të ulem dhe të mendoj se çfarë do të bëj, sepse humbas gjithçka, gjithçka është përmbytur. Kjo është një ëndërr e keqe, shumë e keqe”, u shpreh Bicart.

Burimet bëjnë me dije se rreth 16 persona humbën jetën, pasi uragani Milton goditi Floridën , megjithëse numri i përgjithshëm i vdekjeve është në rritje.

 

Exit mobile version