Pas mbarimit të rurgëtimit të tij në “BBVA4”, Klajdi Musabelliu na ka zbuluar se ai do i rikthehet muzikës.
Në një intervitsë për “BBV Radio” artisti na zbulon se së shpejti do të ketë bashkëpunime me Petro Xhorin, Orgito Dapajn dhe Ergys Shahun.
Teksa Elona e pyet Klajdin se si ka ndikuar BBV në rikthimin e tij në muzikë, ai u përgjigj:
Unë nxjerr këngën e re me Irkencin. E kam kënduar edhe në “Portokalli” ekskluzive. Pas kësaj pres edhe bashkëpunime me çunat, me Petron. Avash – avash.
Ndërsa më tej Klajdi shton se: Unë e kam thënë pafund që në këtë “Big Brother” mua mu rikthye buzëqeshja. Edhe pse nuk qesha ndoshta aq sa duhej apo sa doja por sigurisht që mora një frymëzim shumë të madh. Shumë shtysa kam marrë në këtë Big Brother.

