TIRANË– Ish-banori i Big Brother VIP4, Klajdi Musabelliu ka reaguar ndaj deklaratave të Bernardit, i cili tha se këngëtari është gay.
Lidhur me këtë deklaratë për orientimin e tij seksual, Klajdi është shprehur se Bernardi po shpik histori vetëm për të mbajtur jehonën e tij edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.
“Benardi ia fut kot, nuk ka çfarë të thotë dhe e thotë vetëm që të vazhdojë jehona dhe jashtë. Unë aty brenda kam parë ëndrra me vajza.”
Ai shtoi se nuk ka asgjë të vërtetë në fjalët e Bernardit dhe se ky i fundit po mundohet të krijojë një narrativë që nuk ekziston./Radar.al


