TIRANË– Partia Demokratike e Shqipërisë ka futur në primare Arjan Ndojn. Lajmi është konfirmuar nga gazetari Isa Myzyraj, i cili gjithashtu ka publikuar foton që vërteton se deputetja e PD-së Albana Vokshi e ka futur në Grupin e Primareve të Durrësit.
Ndoj, është ish-prokurori i shkarkuar nga Vetingu për kontakte të papërshtatshme me krimin por edhe të aftësive profesionale.
Atij i është bërë edhe një atentat ku në makinë ndodhej me persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar. E çuditshme është se pavarësisht të gjithë këtyre precedentëve emri i tij është miratuar nga PD për t’u futur në Primare./Radar.al



