Specialistët e kriminalistikës mbërritën në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë pasditen e të hënës 30 shtator.
Tashmë oborri i Kuvendit mund të konsiderohet si ‘vend krimi’.
Deputetët e opozitës dogjën aty karriget e tyre që i nxorrën jashtë nga salla plenare.
Raportohet se ekspertët kanë nisur këqyrjen e vendngjarjes, duke parë ambientet e brendshme dhe të jashtme të Kuvendit.
Brenda sallës së Parlamentit deputetë të opozitës u përleshën me gardën, ndërsa kanë goditur drejt karriges së kryeparlamentares Elisa Spiropali me pjesë karrigesh dhe sende të tjera.
Ndërkaq, hyrja e Kuvendit u përfshi nga flakët, pasi demokratët u vunë zjarrin karrigeve të tyre në shenjë proteste.


