Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Dua varrim të thjeshtë, pa ceremoni dhe pranë bashkëshortes”, nipi publikon amanetin e Rexhep Qosjes

    SHBA riklasifikon ka*abisin, nga drogë e rrezikshme në substancë me përdorim mjekësor

    Aksident në tunelin e Llogorasë, përplasen dy automjete, një shofer i plagosur lehtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Parashikimi i OKB: Rritja e popullsisë do vazhdojë deri në 2084, pastaj fillon rënia

    July 15, 2024

    Më shumë se tetë miliardë njerëz aktualisht jetojnë në tokë. Por rritja po ngadalësohet. Pika kulmore e rritjes pritet të arrihet në vitet 2080, sipas një parashikimi të ri të OKB-së.

    Vetëm nga viti 2084 popullsia e botës do të tkurret sërish, në pak më pak se dhjetë miliardë njerëz. Kjo del nga parashikimi i ri i popullsisë së botës që Kombet e Bashkuara (OKB) e publikuan këtë javë. sot në Ditën Botërore të Popullsisë në Nju Jork.

    Edhe Instituti Federal për Kërkimin e Popullsisë (BiB) në Gjermani i prezantoi disa tendenca. Sipas studiuesve, gratë në mbarë botën kanë mesatarisht një fëmijë më pak sot se në vitin 1990. Rënia e lindjeve ka prekur të gjitha rajonet në dekadat e fundit, thonë ata. Aktualisht, gratë në mbarë botën kanë mesatarisht 2.2 fëmijë.

    Megjithatë, për shkak të inercisë së proceseve demografike, kjo do të zgjasë deri në vitin 2084 para se popullsia botërore të arrijë maksimumin e saj. Pas kësaj, numri në rënie i lindjeve pritet të kapërcehet nga numri në rritje i vdekjeve. Popullsia e botës jo vetëm që do të plaket, por edhe do të fillojë të tkurret.

    Struktura e moshës është jashtëzakonisht e re në Afrikën Sub-Sahariane

    Frank Swiaczny nga BiB e sheh Afrikën Sub-Sahariane – d.m.th. vendet në Afrikë që shtrihen në jug të Saharasë – si një rajon kyç për rritjen e popullsisë në dekadat e ardhshme. Ndërkohë që një numër në rritje vendesh po regjistrojnë numër më të lartë vdekjesh, niveli i lindjeve aty është ende mesatarisht 4.3 fëmijë për grua. Deri në fund të shekullit, ky rajoni do të vazhdojë të shënojë rritje popullsie, nga sot 1.2 në 3.4 miliardë njerëz, edhe nëse lindshmëria bie në dy fëmijë për grua.

    Arsyeja e rritjes së popullsisë në Afrikën Sub-Sahariane qëndron në strukturën e moshës jashtëzakonisht të re, shprehet Jan Kreutzberg, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Gjerman për Popullsinë Botërore (DSW). Në këtë rajon të botës, ku më shumë se 40 për qind e njerëzve janë nën 15 vjeç, shumë vajza lindin fëmijë shumë herët dhe shpesh më shumë fëmijë sesa mund të kujdesen për ta. Përveç kësaj, në shumë raste, shtatzënia në adoleshencë nënkupton fundin e jetës shkollore, duke u privuar grave dhe vajzave mundësinë për t’u arsimuar dhe për të fituar të ardhura të pavarura.

    Të drejtat e barabarta për gratë nuk janë vetëm thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të popullsisë në Afrikën Sub-Sahariane, thekson Catherina Hinz, Drejtore e Institutit të Berlinit për Popullsinë dhe Zhvillimin: “Vetëm nëse vajzat dhe gratë kanë qasje të barabartë në arsim, punë dhe kujdes shëndetësor, ato mund të bëjnë një jetë me vetëvendosje, sidomos kur bëhet fjalë për planifikimin familjar.”/DW

    Parashikimi i OKB Popullsia e botës renia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Dua varrim të thjeshtë, pa ceremoni dhe pranë bashkëshortes”, nipi publikon amanetin e Rexhep Qosjes

    April 23, 2026

    SHBA riklasifikon ka*abisin, nga drogë e rrezikshme në substancë me përdorim mjekësor

    April 23, 2026

    Aksident në tunelin e Llogorasë, përplasen dy automjete, një shofer i plagosur lehtë

    April 23, 2026

    Plagosi pronarin dhe hapi zjarr në lagje, arrestohet muratori shqiptar në Itali

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.