Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) ka lëshuar një paralajmërim për cunami në zonën verilindore të vendit, pas një tërmeti të fuqishëm që goditi brigjet e prefekturës Iwate gjatë pasdites.
Sipas JMA, tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 10 kilometrash dhe regjistroi magnitudë 6,7 ballë Rihter, ndërsa Studimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi një magnitudë 6,8. Pas kësaj janë regjistruar edhe lëkundje të tjera të mëdha, përfshirë një me magnitudë 6,4.
Agjencia paralajmëroi se valët e cunamit mund të arrijnë deri në një metër lartësi. Japonia ndodhet në një nga zonat më sizmikisht aktive në botë, ku tërmetet janë të shpeshta.
Ky paralajmërim vjen pas një tërmeti të fuqishëm në korrik pranë Gadishullit Kamchatka të Rusisë, i cili shkaktoi valë të vogla cunami në brigjet japoneze.


