Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    Rama nga Fieri: Së shpejti universitet mjekësie me standarde të larta (Mesazh edhe për të rinjtë protestues)

    Papa Leo në fluturim drejt Barcelonës, përshëndet pilotët në kabinë, moment simbolik gjatë vizitës në Spanjë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Jetë

    Paracetamoli gjatë shtatzënisë nuk rrit rrezikun e autizmit apo ADHD-së tek foshnjat

    January 17, 2026

    Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk lidhet me rritjen e rrezikut për autizëm apo çrregullimin e hiperaktivitetit me mungesë vëmendjeje (ADHD) tek fëmijët, konfirmojnë provat më të fundit shkencore. Ky është përfundimi i një shqyrtimi të gjerë studimesh, të publikuar në revistën prestigjioze “The Lancet”.

    Debati u rindez në shtator, kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se kishte pasur një “rritje meteorike” të rasteve të autizmit dhe sugjeroi se përdorimi i “Tylenol” (paracetamol) gjatë shtatzënisë mund të ishte një nga shkaqet. Ai këshilloi që ky qetësues dhimbjesh të mos përdorej nga gratë shtatzëna, deklarata që u kundërshtua gjerësisht nga shkencëtarë dhe organizata që merren me autizmin në Britaninë e Madhe dhe më gjerë.

    Ekspertët shpresojnë se studimi i ri do t’i japë fund këtij debati. Hulumtimi u botua në “The Lancet Obstetrics, Gynaecology and Women’s Health” dhe u realizua nga një ekip ndërkombëtar akademikësh, përfshirë specialistë nga Britania e Madhe.

    Studiuesit analizuan të gjitha kërkimet ekzistuese që vlerësonin lidhjen mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe rrezikut për autizëm, ADHD apo aftësi të kufizuara intelektuale. Në shqyrtim u përfshinë 43 studime në një analizë sistematike dhe 17 studime në një meta-analizë, që kombinon të dhënat nga studime të shumta për të nxjerrë përfundime më të qëndrueshme.

    Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe studimeve të ashtuquajtura “krahasim mes vëllezërve dhe motrave”, ku u analizuan fëmijë të lindur nga e njëjta nënë në shtatzëni të ndryshme – njëra me përdorim paracetamoli dhe tjetra pa të. Studiuesit morën parasysh gjithashtu sëmundjet e nënave dhe trajtimet e tjera mjekësore që ato kishin ndjekur.

    Në përfundim, autorët theksuan se nuk u gjet asnjë lidhje midis ekspozimit ndaj paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe rrezikut për çrregullimin e spektrit të autizmit, ADHD-në apo aftësitë e kufizuara intelektuale tek fëmijët.

    paracetamoli shtatzënia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026

    Rama nga Fieri: Së shpejti universitet mjekësie me standarde të larta (Mesazh edhe për të rinjtë protestues)

    June 9, 2026

    Papa Leo në fluturim drejt Barcelonës, përshëndet pilotët në kabinë, moment simbolik gjatë vizitës në Spanjë

    June 9, 2026

    Rama për protestat në Zvërnec: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.