Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Përgëzime Spanjës”, Messi reagon pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është e madhe, por jam krenar për këtë grup

    Lamallari: Dronët dhe kamerat inteligjente do të monitorojnë shkeljet në rrugë

    Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë, përplasen dy automjete

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Para vizitës së zv.Presidentit të SHBA, Groenlanda formon qeverinë

    March 28, 2025

    Groenlanda prezantoi sot një marrëveshje të re të koalicionit qeveritar, vetëm disa orë përpara vizitës së zëvendës presidentit amerikan, JD Vance në ishullin Arktik, të cilin presidenti Donald Trump ka shprehur interes për ta blerë, raporton AP.

    Qeveria e re e mazhorancës do të drejtohet nga udhëheqësi demokrat, Jens-Frederik Nielsen, i cili u kishte kërkuar partive të linin mënjanë mosmarrëveshjet dhe të formonin një koalicion të gjerë për të treguar unitet mes fushatës së Trump për të aneksuar territorin gjysmë autonom danez.

    Ligjvënësit e Groenlandës ranë dakord dje për të formuar një qeveri të re, duke u bashkuar për t’i rezistuar përpjekjeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të aneksuar ishullin Arktik.

    Katër nga pesë partitë e zgjedhura në parlamentin e Groenlandës në fillim të këtij muaji ranë dakord për formimin e një koalicioni që do të ketë 23 nga 31 vendet në legjislaturë.

    Marrëveshja vjen ndërsa Trump ka rritur përpjekjet për të fituar kontrollin e Groenlandës “në një mënyrë ose në tjetrën”.

    Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance pritet të mbërrijë sot në Groenlandë, ku do të vizitojë bazën hapësinore të Amerikës Pituffik, e cila mbështet operacionet e mbikëqyrjes raketore dhe të mbrojtjes raketore.

    Pas fitores së papritur të partisë së tij të qendrës së djathtë në zgjedhjet e 11 marsit, Nielsen tha se donte të krijonte koalicionin më të gjerë të mundshëm për të ndihmuar në rezistimin e presionit të SHBA-së.

    Marrëveshja përfundimtare përjashton vetëm një parti, Naleraq, e cila u largua nga bisedimet e koalicionit të hënën.

    Trump lakmon kontrollin e Groenlandës, një rajon vetëqeverisës i Danimarkës, pasi ka depozita të pasura minerale dhe kalon nëpër rrugë strategjike ajrore dhe detare në një kohë kur SHBA-ja, Rusia dhe Kina po konkurrojnë të gjitha për një pozicion në Arktik.

    Groenlanda qeveria SHBA Vance vizita
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Përgëzime Spanjës”, Messi reagon pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është e madhe, por jam krenar për këtë grup

    July 20, 2026

    Lamallari: Dronët dhe kamerat inteligjente do të monitorojnë shkeljet në rrugë

    July 20, 2026

    Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë, përplasen dy automjete

    July 20, 2026

    Hamasi emëron Khalil Al-Hayyan udhëheqës të ri të përgjithshëm

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.