Site icon Informohu siç duhet

Para 5 vitesh bënte video gazmore/ Kush është Ina Majko që Rama do ta bëjë ministren e parë të kabinetit

Para 5 vitesh bënte video gazmore/ Kush është Ina Majko që Rama do ta bëjë ministren e parë të kabinetit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama sëfundmi gjatë takimeve në fushatën elektorale ka zbuluar edhe emrin e ministres së parë që do të bëhet pjesë e kabinetit të qeverisë nëse më 11 Maj zgjedhjet i fiton Partia Socialiste.

Bëhet fjalë për Ina Majkon, kandidaten për deputete e cila vjen nga komuniteti rom dhe është në këtë garë për të përfaqësuar si asnjëherë më parë në Kuvend, këtë komunitet në Shqipëri.

Por kush është Ina Majko?

Rikthemi pas në kohë kur Pandemia COVID-19 bëri që Shqipëria të futej në karantinë ndërsa me ndihmën e rrjeteve sociale dhe në botën e gjerë të internetit të gjithë shfrytëzuan mundësinë për të folur e treguar një anë të tyren. Gjatë asaj kohe, Ina Majko është një vajzë e cila shfaqet në videot humoristike të aktorit të humorit Aleks Seitaj, ose ndryshe njihet si “Vezirja”.

Majko sëbashku me Veziren shihen duke kërcyer ndërsa krahas videos shkruajnë: Shkallimi i trurit vjen me ankth, depresion dhe koreografi te kengeve ruse te @lobodaofficial … @ina_majko eshte gjithmone aty te hidhet ne lume kur hidhem dhe une …

 

“Promotore e…”/ Rama zbulon kush është ministrja e parë e kabinetit nëse fiton PS

Para 5 vitesh bënte video gazmore/ Kush është Ina Majko që Rama do ta bëjë ministren e parë të kabinetit

“Më kujtohet kur isha lakuriq”/ Rama batuta me Majkon! Deputeti: Tani e kemi veshur ne

Berisha në Pukë: Do bëjmë kujdes për shëndetin

2 mijë euro ryshfet/ SPAK njoftim për arrestimin e zyrtarëve të policisë rrugore

Exit mobile version