Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Panik në aeroportin e Athinës/ Avioni me 184 persona në bord pëson defekt dhe detyrohet të bëjë ulje emergjente

    May 12, 2026

    ATHINË– Një incident ka ndodhur në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik.

    Nga informacionet e deritanishme bëhet fjalë për fluturimin LH1753 me destinacion Mynihun dhe pilotët e avionit që ishte ngritur nga Athina në orën 18:19, vetëm pak minuta më vonë informuan pasagjerët se avioni duhej të kthehej menjëherë në aeroport për arsye sigurie.Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”.

    Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke.

    Për disa minuta në bord mbizotëroi tension dhe konfuzion, ndërsa udhëtarët përpiqeshin të dilnin menjëherë nga avioni.

    Në pistë ishin vendosur automjete zjarrfikëse dhe forca të sigurisë së aeroportit, ndërsa zjarrfikësit dhe personeli i emergjencës orientonin pasagjerët drejt zonave të sigurta. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

    Ndërkohë, aventura e pasagjerëve nuk përfundoi me uljen emergjente në Athinë. Sipas mediave greke, ata u nisën sërish sot drejt Mynihut, por gjatë fluturimit përjetuan edhe dy incidente të tjera. Fillimisht, një i moshuar humbi ndjenjat në bord dhe ekuipazhi shqyrtoi mundësinë e një tjetër uljeje emergjente, derisa një mjek që ndodhej në avion i dha ndihmën e parë. Më pas, gjatë uljes në Mynih, avioni preku pothuajse pistën, por në momentet e fundit mori sërish lartësi dhe u ul disa minuta më vonë. Sipas raportimeve, në aeroportin e Mynihut janë vënë në dispozicion edhe psikologë për pasagjerët që dëshirojnë të flasin për përvojën e tyre./Radar.al

    Athinë avion Airbus A321 fluturimi LH1753
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    June 14, 2026

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    June 14, 2026

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.