SARANDË– Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Sarandë-Delvinë, ku dy motra nga fshati Kopaçeza humbën jetën, ndërsa një tjetër vajzë që po udhëtonte me to mbeti e plagosur.
Nga informacionet e dhëna nga policia mësohet se në aksident u përfshinë dy mjete, ku njëri prej tyre drejtohej nga një 23-vjeçar Kevin Nora dhe tjetri nga 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku.
Për pasojë drejtuesja 22-vjeçare humbi jetën sëbashku me motrën e saj, Rozina Dimaku, 20-vjeç.
Ndërsa e plagosura Antonela Zhupa 24 vjeçe ka përfunduar në spital. Nga pamjet shihet se përplasja ka qenë tepër e fortë, duke bërë që dy automjetet të shkatërrohen totalisht./Radar.al




