KOSOVË– Medi Iseni, personazhi i njohur në TikTok i cili u dhunua në një klub nate në Pejë nga Noizy, (Rigels Rajku), ka publikuar pamjet e momentit kur është dhunuar.
Në pamjet që ai ka publikuar shihet dhuna brutale nga Noizy dhe grupi i tij brenda ambienteve të një klubi nate. Me rroba të shqyera dhe i mbuluar nga gjaku, kjo është ajo çfarë shihet nga pamjet e publikuara nga vetë Medi Iseni, ndërsa gushtrohej nga dhjetëra persona.
Pas gjithë ngjarjes dhe dërgimit të tij në spital për të marrë ndihmën mjekësore, Iseni ka publikuar disa mesazhe të shkëmbyera në WhatssApp me Stresin, ku reperi i del garant se do të rregullojë raportin e tij me Noizy, duke e ftuar në backstage të klubit të natës në Pejë, po në fakt ka ndodhur e kundërta.
“Të q* motrën, o k*r”,– dëgjohen ofendimet në videon, teksa personazhi i TikTok dhunohet.
Më tej ai ka shkruar se këto pamje janë janë filmuar nga reperi i njohur Stresi, sipas të cilit, e ka nxjerrë pabesisht në pritë tek Noizy, duke e prerë në besë.
“10 veta, kjo është pabesia. Ky është Arkimend Lushaj, edhe video më ka bërë”.- shkruan Iseni

Medi Iseni e quan këtë ngjarje si një një kurth pasi në momentin që u fut brenda së bashku me dy shokë të tij, Noizy dhe grupi i tij prej 7 personash ishin duke e pritur me armë.
“E vertet osht mkan pre ne bes, ja biseda shine vet…!!!! isha vet i dyti kurse ata mbi 8 veta te pregaditur me arm. Bravo të qoftë ty Arkimed, ky ishte plani këtij prej fillimi deri në fund. Kjo video dhe bisesa është mbasi e mbylli koncertin duke më thirrur me stil në backstage dhe aty ishin të gjithë të përgatitur.”– ka treguar kështu në Instagram Medi Iseni.

Sikurse shkruan edhe media vendase, Sinjali, Medi Iseni u dhunua së bashku me një shok të tij dhe përfundoi në spital.
Noizy dhe 7 shokë të tij kanë dhunuar me doreza hekuri Medi Isenin dhe Bekim Hardergjonaj brenda një klub nate në Pejë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa ende nuk dihet arsyeja pse dy grupet janë përfshirë në sherr në klubin e natës. Personazhi i TikTok dhe shoku i tij, Bekim Hardergjonaj raportohet se u dërguan në spital ku morën ndihmë mjekësore, por nuk dihet gjendja e tyre. Zëdhënësi i policisë në Pejë, Shkodra Nikçi pas ngjarjes deklaroi se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin.
“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është ne fazën e grumbullimit te provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policisë do veprojë komfor dispozitave ligjore.”- tha Nikçi për median e Kosovës.
Vlen të kujtohet se Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit,ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.



