Ditën e sotme Italia është përfshirë nga moti i keq, ku për 12 orë ka rënë një sasi e madhe shiu e barabartë me sasinë e reshjeve vjetore.
Më i prekur nga përmbytjet mësohet se ka qenë Ishulli i Siçilisë ku dëmet materiale kanë qenë goxha të mëdha.
Banorët e përshkruan përmbytjen si një nga incidentet më të këqija në kujtimet e tyre.
Sakaq autoritetet kërkuan të gjitha burimet në dispozicion për të përmbushur kërkesat e larta për shpëtim.
Ky mot i paparashikueshëm që ka përfshirë Sicilinë, preku edhe pjesë të tjera të këtij vendi si Piemonte, Emilia-Romagna dhe Marche, me reshje të dendura shiu të shoqëruara me përmbytje që detyrojnë autoritetet qeveritare të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.
❗After #Spain, it’s #Sicily‘s turn to experience one of the worst #floods in decades.
RT in French pic.twitter.com/W4oGgxc46C
— FNL (@FNLfreedomnews) November 14, 2024


