Barcelona-Atletiko Madrid është dueli i mbrëmjes sonte në Champions dhe të gjithë sytë e futbolldashësve do të jenë në “Camp Nou” në orën 21:00.
Hansi Flik nuk do të jetë në gjendje të bëjë shumë ndryshime nga formacioni titullar që paraqiti disa ditë më parë kundër Atletikos. Levandovski dhe Zhyl Kunde do të startojnë nga minuta e parë, ndryshe nga fundjava.
Nga ana tjetër Diego Simeone nuk do të disponojë portierin Jan Oblak. As Barrios dhe as Kardoso, të cilët kanë qenë të dëmtuar për një kohë të gjatë nuk do të jenë. Koke dhe Lorente janë dy alternativat logjike, me Mendoza dhe Vargas si zgjidhje për pjesën e dytë. Avantazhi i Simeones është se do provojë çdo gjë duke qenë se nuk lufton më për titullin e La Ligas, ndërsa Barça është në garë për të dy trofetë./PanoramaSport


