Teksa pritet që në shtator të kemi emra të tjerë që do të punojnë në Qeveri, Rama ka liruar më 28 gusht nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Enio Civici, nuk do ta mbajë më këtë detyrë. Nuk dihet ende se kush do jetë pasuesi i tij.
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


