Site icon Informohu siç duhet

Paguan 200 mijë euro për një javë/ Turistët ‘shkatërrojnë’ jahtin luksoz

Paguan 200 mijë euro për një javë/ Turistët ‘shkatërrojnë’ jahtin luksoz

Një jaht luksoz diku 47 metra i gjatë, i quajtur “Ethos”, u fundos në brigjet e Qefalonisë, në gjirin e Paleokaravos, në Greqi.

Fatmirësisht njerëzit që ishin brenda jahtit u evakuuan të gjithë.

Sipas hetimeve të kryera mësohet se pakujdesia e ekuipazhit fundosi  pjesërisht jahtin.

Në rrjetet sociale, disa përdorues publikuan video të momentit ku dallohet jahti gjysmë i fundosur teksa lundronte drejt ishullit të vogël të Itakës.

Siç raportojnë mediat lokale, duket se një nga anëtarët e ekuipazhit ka lënë të hapur një derë anësore të anijes dhe nuk ka mundur ta mbyllë në kohë.

Ndërkohë që jahti luksoz filloi të mbushej me ujë, në bord ishin pesë turistë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.

 

Exit mobile version