Një jaht luksoz diku 47 metra i gjatë, i quajtur “Ethos”, u fundos në brigjet e Qefalonisë, në gjirin e Paleokaravos, në Greqi.
Fatmirësisht njerëzit që ishin brenda jahtit u evakuuan të gjithë.
Sipas hetimeve të kryera mësohet se pakujdesia e ekuipazhit fundosi pjesërisht jahtin.
Në rrjetet sociale, disa përdorues publikuan video të momentit ku dallohet jahti gjysmë i fundosur teksa lundronte drejt ishullit të vogël të Itakës.
❗ CASUALTY: 47m Admiral yacht Ethos taking on water in Greece
Videos of the yacht published in the past hours show that she has taken on water to the aft starboard area and is significantly listing, whether she hit a reef, ran aground or experienced other technical challenges,… pic.twitter.com/Gq8zaf9kj1
— SuperYacht Times (@sytreports) July 31, 2024
Siç raportojnë mediat lokale, duket se një nga anëtarët e ekuipazhit ka lënë të hapur një derë anësore të anijes dhe nuk ka mundur ta mbyllë në kohë.
Ndërkohë që jahti luksoz filloi të mbushej me ujë, në bord ishin pesë turistë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.


