Një influencere 35-vjeçare është arrestuar në New York, pasi akuzohet se ka darkuar në disa restorante luksoze pa paguar. Pei Chung, e cila është ndaluar të paktën shtatë herë që nga fundi i tetorit, po mbahet në Rikers Island me një garanci prej 4,500 dollarësh dhe pritet të dalë në gjykatë këtë javë.
Stafi i restoranteve thotë se Chung shfaqej me veshje të shtrenjta dhe pajisje profesionale, duke fituar nofkën “diva e ngrënies dhe frekuentimit”. Në disa raste kërkonte të paguante vaktin me postime në rrjete sociale, ndërsa në të tjera largohej pa paguar.
Pronari i restoranit Hole In The Wall, Tom Rowse, thotë se ndonëse i morën ushqimin pasi refuzoi pagesën, “ajo na dha më shumë ekspozim se çdo influencues tjetër”. Madje edhe pasi iu konfiskua vakti, Chung postoi në Instagram duke e quajtur “të shijshëm”.
Rasti ka ndezur debat mbi praktikën e influencuesve që kërkojnë ushqim falas në këmbim të reklamimit, ndërsa policia po heton incidentet e shumta të raportuara. Influencerja, me 26 mijë ndjekës në Instagram, përballet me disa akuza për vjedhje shërbimesh.


