Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kulturë

    Pagesë e majme, Arilena Ara konfirmohet moderatore e Festivalit të RTSH, ja kush u skualifikua dhe cilët emra janë ende në lojë

    December 6, 2025
    Arilena Ara bën urimin special: Gëzuar ditëlindjen dashuri e përjetshme

    Përgatitjet për edicionin e ri të Festivalit të RTSH kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe, pas javësh debatash dhe negociatash, është vendosur përfundimisht emri i moderatores: Arilena Ara do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve për të udhëhequr katër netët e festivalit.

    Prezantimi i Arilenës ka ardhur pas një sërë peripecish. RTSH prej kohësh përballet me vështirësi ekonomike, çka ka krijuar mospërputhje mes buxhetit të festivalit dhe tarifave të larta të moderatores. Organizatorët fillimisht kanë propozuar Salsano Rrapin si drejtues kryesor, i shoqëruar nga një moderatore tjetër, për të shmangur kosto të larta.

    Nga ana tjetër, drejtuesit e RTSH preferuan që kërcënestin t’ia besonin figurave të brendshme të televizionit publik, si Fjodora Fjora apo Flori Gjini, për shkak të tarifave më të ulëta. Për moderimin krah tyre u diskutua edhe emri i Jonida Shehut, por “era e re e festivalit” e shtyu organizimin drejt një figure më të re në moshë — Arilena Ara.

    Sipas burimeve, këngëtarja ka kërkuar pagesë të lartë, por pavarësisht kostos, palët kanë arritur marrëveshjen dhe Arilena është konfirmuar si drejtuesja kryesore e këtij edicioni. Shuma që ajo do të përfitojë mbetet ende e paqartë, por njihet fakti se tarifat e saj janë ndër më të lartat në treg.

    Ndërkohë, ende nuk është përcaktuar se kush do ta shoqërojë Arilenën në skenë. Burime brenda RTSH bëjnë me dije se negociatat me Salsano Rrapin janë drejt përfundimit dhe ai pritet të formojë një dyshe të re prezantimi me këngëtaren.

    Më herët, në garë për moderimin kishin qenë edhe Arbana Osmani dhe Luana Vjollca, të cilat dorëzuan një projekt të përbashkët, por propozimi i tyre u refuzua nga RTSH, duke i përjashtuar të dyja nga drejtimi i këtij edicioni.

    Megjithëse festivali nis pas më pak se një muaji, dilemat financiare dhe diskutimet e shumta brenda institucionit vonuan vendimin final — i cili tashmë është marrë: Arilena Ara do të jetë në krye të Festivalit të 63-të të RTSH.

    Arilena Ara festivali rtsh
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    April 21, 2026

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    April 21, 2026

    “E hodhën si plehra”/ Nëna e 19-vjeçares shqiptare në Greqi kërkon drejtësi për vajzën e saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.