Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Opozita s’heq dorë nga mosbindja civile/ Sot seanca plenare, nga interpelanca me ministren Kumbaro te raporti vjetor i KLSH

    October 17, 2024
    Opozita s'heq dorë nga mosbindja civile/ Sot seanca plenare, nga interpelanca me ministren Kumbaro te raporti vjetor i KLSH
    Kuvendi i Shqiperise

    TIRANË– Këtë të enjte Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenare,  ndërkohë pritet të ketë zhvillime në të dy palët politike. Nga njëra anë maxhoranca e cila kërkon të vijojë punën pa 24 deputetët e përjashtuar të opozitës dhe nga ana tjetërë opozita që ka paralajmëruar mosbindje civile.

    Sot në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, e thirrur nga deputeti Agron Shehaj.

    Gjithashtu sot në seancën parlamentare do të jetë dhe raporti vjetor për KLSH-në dhe disa projektligje të tjera. Kujtojmë se seanca e kaluar nuk u zhvillua për shkak se kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi shtyrjen e saj, në mënyrë që të shmangeshin tensionet, pasi në të njëjtën ditë presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ishte në Tiranë për të inauguruar Xhaminë e Madhe të Tiranës. Garda ka marrë masat e nevojshme në mënyrë që të shmangë përshkallëzimet, pasi opozita e ka bërë të qartë se mosbindja do të vijojë, çka referuar seancave të mëparshme, ka rezultuar në përplasje me anëtarët e gardës dhe konflikt me deputetët e mazhorancës.

    RENDI I DITËS

    Në mbështetje të urdhrit nr. 72, datë 15.10.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
    1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 3.10.2024. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

    2. Njoftime (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

    3. Interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, zonjën Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti z. Agron Shehaj. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).

    4. Raporti për veprimtarinë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2023. (Neni 164, pika 2 Kushtetutë, neni 31 i ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga kryetari i KLSH, z. Arben Shehu – jo më shumë se 20 minuta Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Ekonominë dhe Financën; Pyetje Zhvillimi i debatit (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë). Koha e votimit të projektrezolutës

    5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë””, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Dhënie mendimi Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi Komisioni për Komisioni për Çështjet Europiane. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare.) Koha e votimit

    6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit””, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare.) Koha e votimit

    7. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i tretë. (Në mbështetje te nenit 147, pika 8 të Kushtetutës dhe nenit 35, pika 16 e ligjit nr. 115/2016 “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe nenit 111 të Rregullores së Kuvendit).

    8. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i tretë. (Në mbështetje te nenit 147, pika 8 të Kushtetutës dhe nenit 35, pika 16 e ligjit nr. 115/2016 “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe nenit 111 të Rregullores së Kuvendit).

    9. Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e kryetarit të Bordit”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 5 dhe 6, të ligjit nr. 9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar, si dhe nenit 111 të Rregullores së Kuvendit).

    10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

    mosbindje civile opozita Seanca parlamentare 17 Tetor 2024
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.