Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nafta kalon mbi 125 dollarë, rritet frika për ndërprerje të gjatë të furnizimit nga Hormuzi

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Opozita në Francë rrëzon qeverinë

    December 5, 2024
    Opozita në Francë rrëzon qeverinë
    Kryeministri Michel Barnier me mandatin më të shkurtër qeverisës në historinë e Francës

    PARIS– Me votën e mosbesimit opozita në Francë rrëzoi qeverinë e qendrës së djathtë të kryeministrit Michel Barnier. Nacionalistët e djathtë rreth Marine Le Pen dhe kampi i majtë votuan bashkarisht kundër qeverisë, e cila nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave në Asamblenë Parlamentare. Gjithsej 331 nga 577 deputetë nuk i dhanë votëbesimin qeverisë. Barnier duhet të paraqesë dorëheqjen tek presidenti Emmanuel Macron.

    Si do të vazhdojë më tej pas votës së mosbesimit?

    Në vend është krijuar një situatë ngërçi, pasi rënia e qeverisë e zhyt Francën në një krizë të thellë politike. Zgjedhjet e reja parlamentare mund të zhvillohen në verë 2025. Raportet e forcave politike mbeten të pandryshuara gjë që krijon ngërç. As kampi i majtë, që fitoi zgjedhjet parlamentare sivjet në verë, as forcat e qendrës të Macron dhe as nacionalistët e djathtë të Marine Le Pen me aleatët e vet nuk kanë shumicë të mjaftueshme për të qeverisur. Krijimi i qeverisë sërish do të jetë i vështirë. Ka pak gjasë që në fund të mjaftojë për më shumë se sa një qeveri pakice.

    Macron nën presion

    Pas Gjermanisëedhe shtylla e dytë e motorit të rëndësishëm gjermano-francez në Europë rrezikon të bjerë përkohësisht në ngërç politik dhe asaj do t’i duhet të merret kryesisht me problemet e veta të politikës së brendshme. Mandati i Macron nuk cënohet nga vota e mosbesimit. Si president ai emëron kryeministrin. Pas zgjedhjeve presidenciale ai u angazhua fuqishëm për krijimin e qeverisë dhe tani do t’i duhet sërish të merret me këtë çështje. Por rënia e qeverisë e dëmton edhe atë vet. Kreu i shtetit e emëroi Barnier kryeministër pas konsultimeve të gjata, forcat e tij të qendrës bashkëqeverisin. Opozita mund të përpiqet tani, që për shkak të raporteve të ndërlikuara politike të nxisë zgjedhje të parakohshme presidenciale. Deri tani Macron e ka refuzuar vazhdimisht këtë. Mandati i tij përfundon më 2027.

    Përse Franca ndodhet në krizë politike?

    Shkas për krizën politike u bë grindja për buxhetin.Franca ka një kuotë të lartë borxhesh të reja, të cilat Barnier synonte t’i vinte nën kontroll. Projektbuxheti i tij parashikonte, që deficiti buxhetor të ulej nga gjashtë përqind aktualisht në pesë përqind vitin e ardhshëm. Për këtë duhej të rriteshin taksat dhe të shkurtoheshin shpenzimet në volumin e gati 60 miliardë eurove. Të djathtët dhe të majtët kundërshtuan shkurtimet e planifikuara. Qeveria e Barnier do të hyjë në historinë e Francës si qeveria më jetëshkrutër./DW

    franca Michel Barnier
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nafta kalon mbi 125 dollarë, rritet frika për ndërprerje të gjatë të furnizimit nga Hormuzi

    April 30, 2026

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    April 30, 2026

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    April 30, 2026

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.