TIRANË– Po mbahet seanca parlamentare në Kuvend, ndërsa nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës, si për çështjen e 18 Nëntorit ku u mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani gjithashtu në lidhje me mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka.
Sa i takon kësaj teme, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, foli për opinionin e komisionit të Venecias për Olta Xhaçkën.
Sipas Peleshit kërkesa kishte lidhje me Kuvendin dhe se vendim ishte mendim pozitiv për të gjithë, madje më tepër për minorancën.
FJALA E PELESHIT:
Lidhur me atë çka u tha për rekomandimin e komisionit të Venecia, nuk marr përsipër të bëj trajtim teknik. Kërkesa nuk kishte lidhje me një deputet të caktuar, çështje të caktuar apo grup parlamentarësh të caktuar. Kishte lidhje me kuvendin. Unë e falënderoj edhe njëherë para jush kryetaren e Kuvendit që nuk ndërhyri, nuk e futi komisionin e Venecias në mes të procedurës që kishim , pra për mandatin e zonjës Xhaçka, por pasi mbaroi procedura në respekt edhe të vendimit të GJK i bëri disa pyetje Komisionit të Venecias që do të na ndihmojë të gjithëve jo vetëm kuvendin por edhe institucionet e tjera. Ne nuk e ngremë flamur në mënyrë triumfuese atë vendim, sepse ai vendim ishte mendim pozitiv për të gjithë, madje më tepër për minorancën.
Nga ana e tij, keu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se mazhoranca u zotua se sapo të vinte opinioni i Venecias do ta zbatonin, por sipas tij, ata bënë të kundërtën. Ai tha se shpikën një opinion që nuk ekziston duke u thënë shqiptarëve se Kuvendi është i pavarur dhe nuk i bindet Gjykatës Kushtetuese./Radar.al


