Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Merz mbron kursin e reformave, opozita kritikon ashpër

    Dani Olmo në vitrinë, Çabi Alonso e do në skuadrën e tij

    “Bomba” e merkatos së verës, Olize përfundon në radarët e klubit që synon të bëhet i pamposhtur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Operacioni “Multiple”/ Arrestohet një turk në kërkim ndërkombëtar, kreu i një organizate kriminale

    May 24, 2025

    Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion të rëndësishëm antidrogë dhe kundër krimit të organizuar. Operacioni i koduar “Multiple” çoi në kapjen dhe arrestimin në Tiranë të një shtetasi turk me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë në Turqi.

    Shtetasi U. O., 44 vjeç, është ndaluar në kryeqytet si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim të ngushtë me Interpol Tirana dhe autoritetet homologe turke.

    Ky shtetas, sipas informacioneve zyrtare, është kryetar i një organizate kriminale dhe akuzohet nga dy autoritete të ndryshme gjyqësore në Turqi për disa vepra të rënda penale, përfshirë:

    Tentativë vrasjeje

    Krijim të organizatës kriminale për falsifikim dokumentesh

    Heqje të paligjshme të lirisë

    Posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike

    Për këto akuza, Prokuroria e Izmirit ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, ndërsa Gjykata e Lartë e Karsiyakës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

    Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie dhe pa incidente, duke çuar në ndalimin e 44-vjeçarit, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Turqisë.

    Interpol Tirana ka nisur koordinimin me autoritetet kompetente turke për të finalizuar transferimin ligjor të të arrestuarit, i cili konsiderohet një nga drejtuesit kryesorë të një rrjeti kriminal aktiv në disa fusha të paligjshme.

    Ky është një tjetër sukses i strukturave shqiptare të rendit në luftën kundër kriminalitetit ndërkombëtar dhe një dëshmi e përkushtimit të institucioneve tona për të mos lejuar që territori i vendit të shndërrohet në strehë për personat e kërkuar ndërkombëtarisht.

    i shpallur ne kerkim Operacioni “Multiple” policia shtetas turk tentative vrasje Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Merz mbron kursin e reformave, opozita kritikon ashpër

    June 11, 2026

    Dani Olmo në vitrinë, Çabi Alonso e do në skuadrën e tij

    June 11, 2026

    “Bomba” e merkatos së verës, Olize përfundon në radarët e klubit që synon të bëhet i pamposhtur

    June 11, 2026

    Kremtohet 25-vjetori i partneritetit midis Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Forcave të Armatosura Shqiptare/ Ministri Nufi: Krenarë për marrëdhënien strategjike me SHBA

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.