Site icon Informohu siç duhet

Operacioni/ Arrestohet në Lezhë 29-vjeçari që shpërndante dro*ë me makinë

Një operacion i Forcës së Posaçme Operacionale në Lezhë ka çuar në pranga 29-vjeçarin Anton Toli, i kapur në flagrancë teksa lëvizte me automjetin e tij tip Nissan për të shitur lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në aksin rrugor “Kallmet–Ungrej”, policia gjeti në mjet një sasi Cannabis Sativa, e dyshuar se ishte për shitje.

Pas veprimeve procedurale, Toli u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për hetime të mëtejshme.

Exit mobile version