Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    Rama nga Fieri: Së shpejti universitet mjekësie me standarde të larta (Mesazh edhe për të rinjtë protestues)

    Papa Leo në fluturim drejt Barcelonës, përshëndet pilotët në kabinë, moment simbolik gjatë vizitës në Spanjë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Operacion antidro*ë në Stamboll, arrestohen tetë persona, mes tyre edhe aktorja e njohur e telenovelave

    December 20, 2025

    Një operacion antidrogë i zhvilluar në Stamboll ka çuar në arrestimin e tetë personave, mes të cilëve edhe aktorja e njohur turke, 37-vjeçarja Ezgi Eyüboğlu. Aksioni policor ka përfshirë gjithashtu emra nga bota e menaxhimit dhe e artit.

    Aktorja Eyüboğlu dhe menaxheri i saj, Eser Küçükerol, u ndaluan nga policia dhe, së bashku me personat e tjerë të dyshuar, iu nënshtruan analizave mjeko-ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Pas publikimit të lajmit, avokati i aktores reagoi duke mohuar çdo përfshirje të saj në veprimtari të paligjshme. Sipas tij, Eyüboğlu ndodhej rastësisht në banesën e menaxherit të saj në momentin e ndërhyrjes së policisë dhe nuk kishte dijeni apo lidhje me objektin e hetimit.

    Sipas raportimeve të medias turke Habertürk, Eser Küçükerol dhe İsmail Ahmet Akçay u arrestuan me akuzat për “Prodhim dhe trafikim të substancave narkotike ose stimuluese”. Ndaj Ezgi Eyüboğlu u ngritën akuza për “Blerje, posedim ose përdorim të substancave narkotike”. Ndërkohë, Yiğit Macit, Mehmet Ali Gül, Gizem Türedi dhe Mehmet Güçlü akuzohen për “Nxitje dhe lehtësim të prostitucionit”, ndërsa Saim Macit për “Shkelje të ligjit për armët e zjarrit”.

    Gjatë bastisjeve në banesa, policia sekuestroi armë zjarri, municion, tableta qetësuese, substanca të dyshuara narkotike, lëngje që dyshohet se përmbajnë drogë, pajisje për përdorimin e saj, si dhe kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

    Ndërkohë, këngëtarja Aleyna Tilki, aktorja İrem Sak dhe influencueset Danla Bilic dhe Mümmine Senna Yıldız, të ndaluara më herët në një operacion tjetër që synonte persona publikë, u liruan në mbrëmje.

    aktorja telenovela
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026

    Rama nga Fieri: Së shpejti universitet mjekësie me standarde të larta (Mesazh edhe për të rinjtë protestues)

    June 9, 2026

    Papa Leo në fluturim drejt Barcelonës, përshëndet pilotët në kabinë, moment simbolik gjatë vizitës në Spanjë

    June 9, 2026

    Rama për protestat në Zvërnec: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.