Autoritetet italiane kanë shkatërruar katër grupe kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës me degëzime në Spanjë dhe Shqipëri, pas një operacioni të madh të Policisë Financiare të Leçes.
Në kuadër të hetimeve të koduara “Gioele”, që zgjatën nga viti 2018 deri në 2020, u sekuestruan:
2.6 tonë drogë (kokainë, heroinë, hashash, marijuanë)
4,975 litra vaj hashashi
192,640 € cash
16 automjete dhe 4 anije të përdorura për trafikim.
Sipas hetuesve, vlera tregtare e drogës së kapur arrinte rreth 6 milionë euro fitime të paligjshme për organizatat kriminale.
Rrjeti operonte nga Leçe në provinca të ndryshme të Italisë, me lidhje furnizimi dhe transporti në Shqipëri dhe Spanjë.
Në qendër të skemës ishin:
Lulezim Kule (49 vjeç, shqiptar, me bazë në Monteprandone) – dyshohet për logjistikën e furnizimit dhe transportit.
Carlo Serio (italian, Ibiza & Lecce) – konsiderohet ndërmjetësi dhe organizatori ndërkombëtar.
Grupet që merreshin me tranzitin nga Shqipëria përfshinin shqiptarët Alfred Feta, Arjan Komini, Shkelqim Sinani dhe Kujtim Zeqe, me mbështetje nga një italian, Luigi Buttazzo, që siguronte zbarkimet në Leçe.
EMRAT E TË DYSHUARVE:
Xhuljano Ajazay, Claron Bajrusi, Julian Beqiraj, Laura Borioni, Stefano Brocca, Luigi Buttazzo, Mauro Centonze, Cristian De Giorgi, Alfred Feta, Jeta Feta, Matteo Fracarolli, Erion Kaloshi, Arjan Komini, Lulezim Kule, Eltion Majkaj, Alessandro Marchello, Lusjan Mbole, Xhjusild Osmenaj, Francesco Prato, Nelm Sacaj, Shkelqim Sinani, Marco Scalise, Carlo Serio, Joan Herrera Sotorres, Endri Xhumbaraj, Ervis Xhumbaraj, Shpëtim Xhepa, Anila Zeqe, Kujtim Zeqe.
Hetimet janë drejtuar nga Drejtoria Antimafia e Leçes, pa masa arresti paraprake, çka tregon rëndësinë e çështjes dhe nivelin e lartë të organizimit kriminal.


