Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zyra e Netanyahut i përgjigjet Mamdanit: Përqendrohu te problemet e Nju Jorkut, jo te Izraeli

    Finalja Spanjë-Argjentinë, Trump bën parashikimin për fituesin

    Botërori 2026/ Gjithçka që duhet të dini para finales Spanjë-Argjentinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Operacion antidr*gë/ Arrestohen 3 persona në Korçë, sekuestrohet kanabis dhe kokainë

    February 13, 2026

    KORÇË– Një operacion antidrogë është finalizuar mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku sipas informacione mësohet se 3 persona kanë rënë në pranga.

    Bazuar në informacionet e publikuara nga policia, janë zhvilluar kontrolle në një lokal në fshatin Zëmblak ku është gjetur një pjesë e lëndës narkotike.

    NJOFTIMI I PLOTË: 

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Zëmblaku”. Përdorte lokalin e tij për të shitur lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet në flagrancë 36-vjeçari. Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë, bashkëpunëtorë të dyshuar të tij.

    Sekuestrohet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR.

    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në ambientin e një lokali shitej lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe si rezultat me mbështetjen e Forcave të Posaçme “Shqiponjat”, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zëmblaku”. Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

    -A. C., 36 vjeç, banues në Korçë;

    -A. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq;

    -P. Gj., 34 vjeç, banues në Korçë.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin bar-kafe në pronësi të shtetasit A. C., në fshatin Zëmblak, Maliq, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një shumë monetare, një armë gjahu teke pa leje, 3 celularë dhe 1 DVR.

    Gjithashtu shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në automjetin në pronësi të 36-vjeçarit dhe në automjetin në pronësi të shtetasit A. H., në të cilin u gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
    Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi P. Gj., kishte rolin e porositësit, shtetasi A. H., të transportuesit të lëndës narkotike, ndërsa pronari i lokalit A. C., dyshohet se do të kryente shitjen e sasisë.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR.

    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Radar.al 

    arrestohen 3 persona korçë operacion antidroge
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zyra e Netanyahut i përgjigjet Mamdanit: Përqendrohu te problemet e Nju Jorkut, jo te Izraeli

    July 19, 2026

    Finalja Spanjë-Argjentinë, Trump bën parashikimin për fituesin

    July 19, 2026

    Botërori 2026/ Gjithçka që duhet të dini para finales Spanjë-Argjentinë

    July 19, 2026

    Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, mesazh për Enrik Mehmetin: Humbje e madhe për Vlorën

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.