Aktorja e njohur Olta Gixhari ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në rrjetet sociale.
Në disa Instastory, ajo shfaqet pranë pishinës me bikini të zeza, duke shijuar ditët e nxehta të verës. Në një nga fotot, format e saj natyrale pas lindjes vihen në pah, ndërsa në një tjetër story para pasqyrës, Olta tregon barkun dhe rutinën e kujdesit për lëkurën.

Aktorja ka folur shpesh për pranimin e trupit pas shtatzënisë dhe ka inkurajuar ndjekësit të duan veten ashtu si janë. Me këto imazhe, ajo përçon një mesazh të fortë për vetëbesimin dhe bukurinë natyrale.



