Pas nominimit të Gjestit me Drilon kokë më kokë, i cili u bë nga konkurrenti Leo, përveç publikut reagoi ashpër dhe opinionistja e “BBVK”, Olta Gixhari.
Opinionistja bëri thirrje fansave që të votonin për të nxjerrë jashtë loje Leon.
Babai i Leos sot reagoj ashpër në rrjetin social Instagram kundra Gixharit.
Në një postim të bërë në profilin e Leos, babai i tij reagoi ashpër. Ai nuk ia përtoi opinionistes me fjalët më të rënda.
Babai i konkurruesit e quajti kërkesën e saj ndaj publikut të papranueshme për pozicionin që ajo ka në show si opinioniste.



