Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pedagogu publikon provimin e fundit të Borës, mesazh prekës pas tragjedisë: Studente shembullore

    Zyrtari i Mbrojtjes nxjerr shifrat, SHBA shpenzon 25 miliardë dollarë për luftën me Iranin

    Aksident fatal në Fier-Seman, humb jetën një 65-vjeçar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    OKB: Rritje shqetësuese e dënimeve me vdekje në botë gjatë vitit 2025

    January 19, 2026
    Kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, zbardhet letra që Irani i dërgoi OKB-së

    Dënimi me vdekje ka shënuar një rritje alarmante në nivel global gjatë vitit 2025, paralajmëroi sot Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, duke shprehur shqetësim të veçantë për situatën në Iran, Arabinë Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Ndonëse tendenca globale mbetet e orientuar drejt shfuqizimit universal të dënimit me vdekje, numri i ekzekutimeve është rritur ndjeshëm në 2025, kryesisht si pasojë e një rritjeje të fortë në disa shtete që vijojnë ta zbatojnë këtë dënim”, u shpreh Turk në një deklaratë të publikuar në Gjenevë.

    Sipas tij, Zyra e Komisionerit të Lartë ka evidentuar një përdorim gjithnjë e më të gjerë të dënimit me vdekje, shpesh edhe për vepra që nuk përmbushin kriterin e “krimeve më të rënda”, siç përcaktohet nga e drejta ndërkombëtare.

    Në Iran, të paktën 1 500 persona janë ekzekutuar gjatë vitit 2025. Sipas Turk, ritmi dhe përmasat e këtyre ekzekutimeve tregojnë një përdorim sistematik të dënimit me vdekje si mjet intimidimi nga ana e shtetit.

    Në Arabinë Saudite, janë ekzekutuar të paktën 356 persona, mes tyre edhe të paktën dy të mitur, duke tejkaluar rekordin e vendosur një vit më parë, në 2024.

    Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 47 ekzekutime gjatë vitit 2025, shifra më e lartë e 16 viteve të fundit, sipas të dhënave të cituara nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

    denimet me vdekje OKB
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pedagogu publikon provimin e fundit të Borës, mesazh prekës pas tragjedisë: Studente shembullore

    April 29, 2026

    Zyrtari i Mbrojtjes nxjerr shifrat, SHBA shpenzon 25 miliardë dollarë për luftën me Iranin

    April 29, 2026

    Aksident fatal në Fier-Seman, humb jetën një 65-vjeçar

    April 29, 2026

    Europol publikon pamjet nga operacioni i Call Center-ave, rrjeti i mashtrimit me 50 mln euro dëme, 900 mijë euro të sekuestruara

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.