Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmave në Gaza

    July 12, 2025
    OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmave në Gaza

    Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) njofton se që nga fundi i muajit maj në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 798 vetë, që po përpiqeshin të merrnin ndihma.

    Sipas zëdhënëses së OHCHR-së, Ravina Shamdasani, 615 prej këtyre vdekjeve janë regjistruar në ose pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave humanitare që operohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i cili mbështetet nga SHBA dhe Izraeli.

    Krime mizore

    Ravina Shamdasan tha se OHCHR është sidomos e shqetësuar në lidhje me “krimet mizore që kryhen aty ku njerëzit rrinë në radhë për të marrë ndihma jetike, siç janë ushqimet”.

    “Gati 800 vetë janë vrarë ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma”, tha ajo. “Dhe shumica e të plagosurve kanë plagë nga të shtëna me armë zjarri,” shtoi ajo.

    183 persona të tjerë janë vrarë “me sa duket pranë konvojeve të ndihmave” të OKB-së dhe të organizatave të tjera të ndihmave në Territoret Palestineze, u tha ajo gazetarëve në Gjenevë.

    Cili është roli i GHF-së?

    Veprimtaria e GHF-së, e cila ka paralizuar në fakt rrjetin e gjerë të shpërndarjes së ndihmave të OKB-së në Gazë, është shoqëruar nga skena kaotike dhe është dëmtuar prej raportime pothuajse të përditshme për forcat izraelite që qëllojnë mbi civilët që përpiqen të marrin ndihmë.

    Shifrat e publikuara nga OKB-ja flasin për të paktën 10 vetë të tjerë që u vranë të premten pranë një pike shpërndarjeje ndihmash në Rafah, një qytet në Rripin jugor të Gazës.

    Rreth 70 vetë të tjerë u plagosën gjatë një incidenti, njoftoi autoriteti shëndetësor i Gazës i kontrolluar nga Hamasi./DW

    Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmave në Gaza OKB tensionet ne lindjen e mesme
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    April 21, 2026

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    April 21, 2026

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    April 21, 2026

    Pranvera “kthehet” në dimër në Kukës, dëbora dhe ngricat rrezikojnë prodhimet bujqësore

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.