Site icon Informohu siç duhet

“O Erion sa shumë m** të ha goja”/ Ina Zhupa: Nuk e teprova, do e ribëja çdo herë

“O Erion sa shumë m** të ha goja”/ Ina Zhupa: Nuk e teprova, do e ribëja çdo herë

Demokratja Ina Zhupa e ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24, dëshmoi më shumë mbi debatin me tone të ashpra që pati para afro dy javësh me socialistin Erion Braçe në Kuvend.

Ju kujtojmë se përgjatë debatit dyshja hodhi akuza të rënda ndaj njëri tjetrit, ndërsa nuk munguan as ofendimet.

Pasi Braçe e cilësoi “ruse”, demokratja Ina Zhupa e replikoi ashpër me deputetin socialist, te cilin e quajti si si “‘kone’, që i ‘ha m** goja’!”

Për këtë ngjarje Zhupa u shpreh se nuk e teproi me fjalorin e saj.

Ajo tha se i ka dhënë përgjigjen e merituar një sulmi personal, ndërsa pranoi se do ta ribënte “sa herë çdo burrë apo çdo njeri tjetër do guxojë të hyjë përtej asaj që është politike.”

Ina Zhupa: Kolegët socialistë nja 2, 3 që i hasa në komision mbajtën atë qëndrimin që ishte gjuhë e tepruar. Në fakt unë jam shumë korrekte me gjuhën, nuk kam qenë aspak e tepruar. I kam dhënë përgjigjen e merituar një sulmi personal dhe sigurisht do ta ribëja sa herë çdo burrë apo çdo njeri tjetër do guxojë të hyjë përtej asaj që është politike. …Berisha kur ka fol për çantat ka thënë të njëjtën gjë që ka thënë edhe ish-ambasadori Donald Lu disa vite më parë për orën. Ai nuk po flet për individin por për korrupsionin. Nuk bëri seksizëm. Këto detaje ishin në funksion të korrupsionit.

 

Exit mobile version