Kristiano Ronaldo në gjithë karrierën e tij ka shënuar 900 gola. Ishte ndjeshja me Kroacinë momenti që CR7 realizoi golin e tij të 900 veshur me fanellën e përfaqësueses portugeze.
Një arsye e fortë kjo që ylli i futbollit botëror të festonte mes lotësh, e kishte të vështirë të përmbante emocionet.
Me të kanë festuar edhe gjithë tifozët e tjerë, jo vetëm në stadium. Edhe pse në limitin e kohës, në moshën 39-vjeçare dhe larg futbollit të rëndësishëm Evropian, Ronaldo ende është lider.
Gjithashtu ai foli për faqen zyrtare të UEFA-s ku nuk i fshehu emocionet për këtë arritje të madhe:
“900 gola në karrierë do të thotë shumë për mua. Është një numër që dëshiroja ta arrija prej kohësh. Unë e dija se këtë numër do ta arrija pasi nëse luan në vazhdimësi kjo do të vinte në mënyrë natyrale. Kjo ishte një ndeshje shumë e bukur nga të dy ekipet. Mendoj se ne e merituam fitoren, kishim më shumë raste, kishim më shumë kontrollin e topit. Një tjetër rekord tani? Rekordet vijnë në mënyrë natyrale. Unë jam i lumtur, pasi për mua ishte një pikë unike në karrierë, por gjëja më e rëndësishme është të mbështes ekipin. Pas Evropianit ishte e rëndësishme të linim një shenjë të mirë përballë publikon tone.”- tha Ronaldo për faqen zyrtare të UEFA-s.


