Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter që goditi Mianmarin të premten ka arritur në 2056, ndërsa të plagosurit kalojnë 390 dhe rreth 270 persona janë ende të zhdukur.
Ekipet e shpëtimit, si nga brenda ashtu edhe jashtë vendit, po punojnë pa ndalim për të gjetur të mbijetuarit në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti më shkatërrues që ka goditur vendin në një shekull. Të hënën në mëngjes, katër persona u nxorën të gjallë nga rrënojat në Mandalay, një qytet afër epiqendrës së tërmetit. Ndër të shpëtuarit ishte një vajzë dhe një grua shtatzënë, që sollën shpresë për ekipet e shpëtimit.
Po ashtu, në Bangkok të Tajlandës, një rrokaqiell që po ndërtohej u shemb për shkak të tërmetit, dhe disa trupa u gjetën nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur një trup tjetër, duke e çuar numrin e viktimave nga shembja në 12, ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve në Tajlandë është 19 dhe 75 persona janë të zhdukur. Ndihma kineze ka arritur në Mianmar, dhe po fillon një mobilizim ndërkombëtar për të ofruar ndihmë. Megjithatë, shpërndarja e ndihmës është e vështirë për shkak të mundësisë së një konflikti civil.
Në Bangkok, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për të arritur në zonat ku janë gjetur shenja jete. Zëvendësguvernatori i qytetit, Tavinda Kamolvetz, tha: “Shanset për mbijetesë ulen ndjeshëm pas 72 orësh. Ne duhet të punojmë më shpejt. Ne nuk do të ndalemi, as pas 72 orësh.
⚡Death toll from #Myanmar earthquake rises to 2,056, more than 3,900 injured, 270 missing – AFP
Myanmar's prime minister has declared national mourning from March 31 to April 6. #MyanmarEarthquake #MyanmarEarthquake2025 #Myanmar pic.twitter.com/y7rVWO5X4h
— News.Az (@news_az) March 31, 2025
Mianmari ka shpallur të hënën shtatë ditë zie kombëtare. Flamuri kombëtar do të lëshohet në gjysmë-shtizë si pjesë e zisë, sipas medias shtetërore.
Ndërkohë, sundimtari i juntës së Mianmarit, gjeneral Min Aung Hlaing, zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim. Palët diskutuan ndikimin e tërmetit dhe përpjekjet për shpëtim dhe ndihmë.
Rusia, India, Kina, Tajlanda, OKB-ja, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera, kanë dërguar ekipe të specializuara të kërkimit dhe shpëtimit, bashkë me ndihma humanitare.


