Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këmbimi valutor 17 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Gjithçka digjitale? Pse na duhen ende librat e vërtetë

    BE: Aplikacion verifikimi moshe në internet për të mbrojtur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Numri i degëve të bankave u rrit më tej në tremujorin e parë të vitit

    May 26, 2025

    TIRANË– Numri i degëve të sektorit bankar vazhdoi rritjen edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të muajit mars bankat tregtare raportuan gjithsej 408 degë, nga 405 në fund të vitit 2024 dhe 389 që patën raportuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Kontributin kryesor në rritjen e numrit të degëve krahasuar me një vit më parë e kanë dhënë Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), me 11 degë të reja, ProCredit Bank me pesë degë. Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) me tre degë. Mes bankave të tjera, BKT dhe Intesa Sanpaolo kanë reduktuar numrin e degëve me nga një njësi secila, por nga ana tjetër kjo është kompensuar nga shtimi i një dege të re nga Credins Bank dhe Tirana Bank.

    Bankat me praninë më të gjerë gjeografike ngelen Raiffeisen Bank, me 74 degë, e ndjekur nga BKT me 62 degë dhe Credins Bank, me 52 degë. Paralelisht, edhe numri i punonjësve të sektorit bankar u rrit më tej 7227 punonjës, 3.8% më shumë krahasuar me një vit më parë.

    Në vitet e fundit, disa prej bankave të sektorit kanë nisur një cikël të zgjerimit të degëve, të lidhur me strategjitë e tyre të rritjes, veçanërisht në segmentin retail. Pas marrjes së kontrollit nga grupi i sigurimeve Eurosig, banka më e vogël e sistemit, UBA, nisi një strategji të zgjerimit të shpejtë të rrjetit, me qëllim për të rritur pjesën e saj në treg.

    Ndërkohë, ABI Bank, që në përgjithësi ka qenë e orientuar kryesisht në segmentin e biznesit, po tenton të rritet edhe në produktet retail, me interes të veçantë sidomos te depozitat. Degët dhe punonjësit e bankave po shtohen, pavarësisht tendencës së dixhitalizimit në rritje të produkteve dhe shërbimeve bankare.

    Rritja e numrit të degëve është e lidhur me momentin pozitiv të sektorit bankar në periudhën pas pandemisë. Performanca e mirë financiare ka nxitur banka të veçanta të investojnë edhe në zgjerimin e rrjetit të degëve.

    Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, fitimi i përbashkët i bankave tregtare me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) vitin e kaluar arriti në 36.2 miliardë lekë, më i larti i regjistruar ndonjëherë. Fitimi i sistemit është rritur me 27% krahasuar me vitin 2023.

    Numri i degëve dhe agjencive bankare në Shqipëri e ka shënuar nivelin më të lartë në vitin 2012, me 556 degë dhe agjenci. Nga ai moment, numri i njësive bankare të shërbimit nisi të pakësohet, edhe për faktin e thjeshtë se sektori bankar nuk ishte më në fazë ekspansioni. Efektet e krizës dhe nevoja për një kontroll më rigoroz të shpenzimeve bëri që shumica e bankave të frenonin zgjerimin e rrjetit dhe të mbyllnin një pjesë të degëve ekzistuese.

    Procesi u theksua më shumë pas vitit 2015, nga procesi i konsolidimit të sektorit bankar dhe ulja e numrit të bankave tregtare. Numri i bankave tregtare ra nga 16 në 11 dhe si rezultat i bashkimeve mes bankave ekzistuese një pjesë e mirë e degëve të bankave të përthithura u mbyllën./Monitor

    Sot mbahen pritjet në nderim të Artan Lames, ish-kreu i Kadastrës përcillet nesër në banesën e fundit

    Sulmet izraelite ndaj shkollës strehimore në Gazë vr*sin 52 njerëz

    Banka Amerikane e Investimeve Bankat në Shqipëri numri i bankave te dhenat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këmbimi valutor 17 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    April 17, 2026

    Gjithçka digjitale? Pse na duhen ende librat e vërtetë

    April 17, 2026

    BE: Aplikacion verifikimi moshe në internet për të mbrojtur

    April 17, 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.